Rusia: Marrëdhëniet me Amerikën më të këqija se sa në Luftën e Ftohtë

Zëdhënësi i presidentit të Rusisë marrëdhëniet aktuale mes këtij vendi dhe Amerikës i ka cilësuar shumë të këqija se sa gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë.

Agjencia e lajmeve Russia Today njoftoi se Dimitri Peskov, zëdhënësi i presidentit të Rusisë, të shtunën në një intervistë me kanalin informativ ABC News të Amerikës, deklaroi se sasia e madhe e propagandave kundër Rusisë në mediat e Amerikës është bërë shkak që amerikanët në çdo vend të kërkojnë gjurmë të hakerave rus. Objektivin më të rëndësishëm i propagandës anti-ruse në Amerikë e cilësoi opinionin publik të këtij vendi dhe përsëri hodhi poshtë akuzat kundër Rusisë për implikim në zgjedhjet presidenciale 2016 të Amerikës. Zëdhënësi i presidentit të Rusisë theksoi: “Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, detyrimisht nuk e preferon Donald Trump më shumë se sa presidentët e tjerë të SHBA-ve, mirëpo çështja që paraqitet në këtë mes është afërsia e ideve të një individi me opinionin publik në Rusi”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne