Rusia, marrëveshje energjetike me Administratën Rajonale Kurde të Irakut

Kompania më e madhe e naftës së Rusisë, Rosneft dhe Administrata Rajonale Kurde të Irakut (KRG) nënshkruan një marrëveshje për zhvillimin e tregtisë së gazit natyror të veriut të Irakut dhe ndërtimin e një linje gazsjellëse në rajon.

Sipas Rosneft palët u takuan në kuadër të Forumit Ndërkombëtar Ekonomik të zhvilluar në Shën-Peterburg të Rusisë.

Në kuadër të marrëveshjes parashikohet, që për zhvillimin e tregtisë së gazit natyror të veriut të Irakut, të përgatitet një plan i përbashkët dhe të bashkëpunohet për ndërtimin e një linje gazsjellëse në rajon.

Rosneft, në kuadër të planit të sigurimit të naftës, i kishte parapaguar Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG) 2,1 miliardë dollarë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne