Rusia: Me tërheqjen e SHBA-së, këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut do punojë më mirë

Rusia e ka mirëpritur tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (UNHRC), duke thënë se organi ndërkombëtar nuk ka humbur asgjë dhe mund të veprojë më lirishëm.

“Nuk mund të them se këshilli ka humbur ndonjë gjë,” tha përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në zyrën e OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë, Gennady Gatilov.

“Për më tepër, unë shpresoj se në prag të largimit të Shteteve të Bashkuara do të ketë më pak politizim, standarde të dyfishta dhe konfrontime”, shtoi ai.

Komentet erdhën pasi ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley dhe sekretari i shtetit Mike Pompeo njoftuan tërheqjen e Uashingtonit për ato që ata i quajtën paragjykime të ngulitura në organizmin ndërkombëtar kundrejt Izraelit.

Duke folur në Departamentin e Shtetit në Uashington, Haley e quajti UNHRC-në një “gropë paragjykimesh politike” dhe e akuzoi atë për mbrojtjen e “dhunuesve të të drejtave të njeriut”.

Edhe Pompeo ishte i ashpër në vërejtjet e tij, duke shryrë shumë ashpër kundër UNHRC-së mbi “hipokrizinë e saj të paturpshme”, e cila i kishte dhënë të drejtën e uljes në këtë këshill disa prej shkelësve më të mëdhenj në botë të të drejtave të njeriut”.

Menjëherë pas formimit të UNHRC-së në vitin 2006, administrata e presidentit të atëhershëm amerikan George Bush njoftoi se nuk do të kërkonte një vend në këshill. Bojkotimi vazhdoi deri në vitin 2009, kur Shtëpia e Bardhë nën Obamën njoftoi gatishmërinë për t’u bashkuar me këshillin.

Duke iu referuar bojkotit të parë të SHBA-së, Gatilov tha të mërkurën se UNHRC-ja eci përpara pa asnjë problem.

“Dhe besoj se edhe këtë herë nuk do të humbasë asgjë,” argumentoi ai.

Administrata amerikane ka ushtruar presion mbi UNHRC-në për t’i dhënë fund shqyrtimit të shpeshtë që i bën shkeljeve të të drejtave të njeriut të Izraelit që bën kundër palestinezëve.

Në maj, Shefi i të Drejtave të Njeriut në OKB Zeid Raad al-Husein tha se Izraeli i ka privuar sistematikisht palestinezët nga të drejtat e tyre, ku 1.9 milion njerëz në Gaza janë mbyllur në një lagje të toksikuar nga lindja deri në vdekje.

Një numër shumë i madh palestinezësh janë vrarë nga forcat izraelite në Gaza që nga 30 marsi, kur ata filluan protestat për të drejtën e tyre për t’u kthyer në territoret e pushtuara.

‘Cinizëm brutal’

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova gjithashtu reagoi ndaj tërheqjes së SHBA-së të mërkurën dhe tha se vendimi vetëm se konfirmoi standardet e dyfishta të Uashingtonit.

“Homologët tanë amerikanë kanë treguar një cinizëm brutal. Ata hezitojnë të pranojnë se kanë përpara çështje të të drejtave të njeriut, por në të njëjtën kohë ata vazhdojnë përpjekjet për të riorganizuar këshillin me qëllim për ta kthyer atë në shërbim të nevojave të tyre, duke theksuar se nuk kishte vend për shkelësit e vazhdueshëm e të drejtave të njeriut në këshill,” vuri në dukje Zakharova.

Duke e quajtur atë një “gabim”, ajo tha se vendimi vetëm se i dha një goditje të fortë pretendimeve të Uashingtonit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut./press/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne