Rusia: Moska, Teherani dhe Ankaraja organizojnë raundin e gjashtë të takimit të Astanas

Rusia ka njoftuar se Moska e shoqëruar nga Teherani dhe Ankaraja si garantues dhe organizatorë të negociatave siriane në Astana dhe Jordani, Amerika dhe OKB si vëzhgues dhe qeveria siriane dhe opozitarët e armatosur që do të marrin pjesë në marrëveshjen e armëpushimit, do të hapin rrugën për raundin e gjashtë të takimit të Astanas.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Ministria e jashtme e Rusisë në një deklaratë të premten ka thënë se duhet ët shtohen përpjekjet në kuadrin e negociatave siriane në Astana dhe ka njoftuar se perspektiva e avancimit të zgjidhjen politike të krizës në Siri duhet të jetë në përputhje me rezolutën e KS të OKB 2254. Ministria e Jashtme ruse theksoi nevojën që bashkësia ndërkombëtare të mbështesë procesin e negociatave dhe vendimet e marra në këto bisedime. Raundi i 5-të i negociatave siriane-siriane në Astana (kryeqyteti i Kazakistanit) përfundoi më 5 korrik, pas bashkërendimit të delegacioneve pjesëmarrëse në punët kryesore në Siri dhe vlerësimin e progresit. Në bazë të marrëveshjes, takimi i Astanas do të mbahet në kryeqytetin e Kazakistanit në javën e fundit të gushtit 2017./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne