Rusia ndalon importin e mallrave dhe shërbimeve amerikane

Dhoma e ulët e parlamentit rus e ka hartuar një legjislacion që i jep Kremlinit kompetencat për të ndaluar apo kufizuar një listë importesh amerikane, duke reaguar kështu ndaj sanksioneve të reja amerikane ndaj një grupi manjatësh dhe zyrtarësh rusë.

Ligjvënësit në Dumën , thanë se kanë përgatitur një listë duke filluar nga ushqimet dhe alkooli deri te barërat dhe shërbimet konsultative në përgjigje ndaj vendimit të javës së kaluar të Washingtonit për të sanksionuar Rusinë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se është e kuptueshme se ligjvënësit rusë dëshirojnë të kundërpërgjigjen kundër masave amerikane. Ai megjithatë tha se Kremlini ende duhet të familjarizohet me ligjin e ri.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne