Bota

Rusia në shënjestër të rreth 25 milionë sulmeve kibernetike gjatë Botërorit 2018

Rusia është shënjestruar nga rreth 25 milionë sulme kibernetike gjatë Kupës së Botës, theksoi Presidenti rus, Vladimir Putin, pa saktësuar prejardhjen e këtyre sulmeve informatike dhe as nëse ato janë zhvilluar nga individë apo pajisje.

“Gjatë periudhës së Kupës së Botës, rreth 25 milionë sulme kibernetike dhe sulme të tjera kriminale kundër strukturave të informacionit në Rusi, të lidhura në një mënyrë apo një tjetër me Botërorin 2018, janë neutralizuar”, deklaroi Putin gjatë një takimi të dielën me shërbimet ruse të sigurisë.

Kreu i shtetit rus, deklaratat e të cilit u transmetuan të hënën nga Kremlini, nuk dha më shumë informacione mbi natyrën e këtyre sulmeve kibernetike./ trt

OPINIONE