Rusia njofton tërheqjen e YPG/PKK-së nga veriu i Sirisë

Rusia ka njoftuar se njësitë e organizatës separatiste terroriste PKK/YPG kanë nisur të tërhiqen nga zona që ndodhet në kufirin Turqi-Siri.

Deklarata erdhi nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Vershinin.

Nga ana tjetër Rusia do të dërgojë përforcime për policinë e saj ushtarake në zonë.

Agjencia ruse e lajmeve “RIA” në një lajm të saj, të cilin e mbështet në deklaratat e disa zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, shkruan se Moska do të dërgojë në zonë një forcë shtesë policore prej 276 vetësh dhe pajisje ushtarake.

Të martën Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u takua në Soçi me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin. Në këtë takim ishte arritur marrëveshja për nxjerrjen e terroristëve të YPG-së bashkë me armët e tyre 30 km larg zonës në kufirin Turqi-Siri brenda 150 orëve duke filluar nga ora 12.00 e datës 23 prill.

Në fund të takimit Erdoan-Putin ishte deklaruar gjithashtu se me mbarimin e afatit 150-orësh në thellësinë 10 km në perëndim dhe lindje të kufijve të operacionit “Burimi i Paqes” do të fillojnë patrullimet turko-ruse./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne