Rusia nuk do të dorëzojë sistemet anti raketore S-300 në Siri?

Pas intervenimit ushtarak të SHBA-ve, Francës dhe Britanisë së Madhe muajin e kaluar në Siri, Moska zyrtare ka thënë se janë “hequr të gjitha pengesat” për dërgimin e sistemeve të avancuara kundër raketore S-300 mbrojtjes kundërajrore siriane.

Megjithatë, për momentin deri të dërgesat nuk do të vijë. Mediat dhe analistët për momentin spekulojnë për arsyet e ndalimit të dërgimit, gjersa nga Moska porosisin se kjo nuk ka lidhje me vizitën e kryeministrit izraelit Rusisë.

Informatën sot në mënyrë të drejtpërdrejte ka konfirmuar zyrtari i lartë i Kremljinit, Vladimir Kozhin, konkretisht sikurse përcjellin agjencionet Kozhini ka porositur se Rusia nuk po bisedon me Sirinë lidhur me dërgesat e sistemeve S-300 dhe se “i njëjti Sirisë nuk është i nevojshëm”.

Nuk është sekret se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu një kohë të gjatë është duke lobuar tek Putini që Sirisë mos të dërgohet sistemi i tillë antiraketor. Kjo është e qartë që Izraeli të mundet me sa më pak pengesa të kryejë agresionin e kohëpaskohshëm kundër Sirisë, sikurse ka ndodhur para dy netësh kur me dhjetëra raketa kanë gjuajtur shumë caqe, gjoja kundër forcave iraniane në hapësirën e Sirisë.

Ministri rus i punëve të jashtme Sergej Lavrovi ka thënë se pas sulmit aleat muajin e kaluar kundër Sirisë, Rusia nuk ka më pengesa morale lidhur me çështjen e dërgesës së sistemeve S-30 ushtrisë siriane, por është e qartë se Lavrovi nuk është personi i fundit i cili sjell vendime në Rusi.

Zëdhënësi i Kremljinit Dimitrij Peskovi ka mohuar theksimet mediale se vendimi i fundit i Kremljinit është rezultat i lobimit nga ana e delegacionit izraelit të cilët së bashku me Putinin kanë qëndruar në paradën ushtarake me rastin e ditës së fitores të mbajtur në Moskë me 9 maj.

“Teknikisht, është absolutisht e gabuar të ndërlidhen fjalët e Kozhinit me vizitën e Netanjahaut, pasi që Kozhini ka dhënë intervistën e tij para vizitës së Netanjahut Moskës”, ka deklaruar zëdhënësi i Kremljinit.

Nga ana tjetër zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme iraniane Behram Kasemi ka porositur sot se Siria ka të drejtë të mbrohet nga agresioni izraelit, Poashtu ka bërë thirrje atyre të cilët nuk e kanë gjykuar sulmin izraelit kundër Sirisë.”Irani ashpër gjykon sulmet izraelite mbi Sirinë, Heshtja e bashkësisë ndërkombëtare trimëron agresionin izraelit, Siria ka të drejtë të mbrohet”, ka theksuar zëdhënësi iranian Behram Kasemi.

“Sulmet e shpeshta të regjimit sionist kundër Sirisë në bazë të justifikimeve të sajuara dhe të pabaza paraqesin shkeljen e sovranitetit kombëtare dhe integritetit territorial të Sirisë si dhe shkeljen e të gjitha ligjeve dhe konventave ndërkombëtare”, ka theksuar zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme iraniane.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka kërcënuar me aksionet shtesë kundër Sirisë, duke paralajmëruar se ushtria izraelite do të sulmojë çdo shtet i cili sulmon shtetin e tij, duke përfshirë sulmet preventive.”Irani ka tejkaluar linjën e kuqe, përgjigjja jonë ishte meritore”, ka thënë Netanjahu në konferencën e mbajtur për gazetarë.

“Ushtria izraelite ka kryer sulmin e gjerë, sulmin shumë të gjerë në caqet iraniane në Siri. Kam dërguar porosinë e qartë regjimit të Asadit se aksionet tona janë të orientuar kundër caqeve iraniane në Siri, por në rast se ushtria siriane do të veprojë kundër neve, atëherë edhe ne do të veprojmë kundër tyre”, ka shtuar ai.

Izraeli që moti paralajmëron në kërcënimin në rritje iraniane në Siri. Ministri izraelit i mbrojtjes Avigdor Lieberman në konferencë për gazetarë ka thënë se forcat izraelite kanë shkatërruar gati infrastrukturën e tërësishme ushtarake iraniane në Siri. “Duhet të mbajnë mend se në rast se këtu bie shi, atje do të jetë rrebesh shiu. Shpresoj se mund të përmbyllim këtë kapitull dhe se çdo kush e ka marr porosinë”, ka shtuat ministri izraelit i mbrojtjes Avigdor Lieberman.

Burimi : Global Cir/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne