Bota

Rusia nuk do të veprojë kundër Iranit

Sikurse raportoi Jerusalem Post, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në prezantimin e tij nëpërmjet video lidhjes federatës çifute në Amerikën Veriore ka porositur: “ se Izraeli po të mbetej vetë përball Iranit, do të veprojë vetë dhe kurrë nuk do të lejojë që Irani të fuqizojë prezencën e tij në Siri”.

Netanjahu të martën ka deklaruar se nuk do të lejojë që Irani në Siri të krijojë bastione për sulme kundër Izraelit. Deklaratën e ka dhënë vetëm disa orë pasi që Rusia ka sqaruar se nuk ka qëllimin që të largojë forcat iraniane nga Siria pasi që ato janë prezent në këtë vend arab me thirrjen legjitime të qeverisë vendore.

“Irani dëshiron të vendos prezencën e përhershme ushtarake, tokësore dhe detare dhe synon të shfrytëzojë Sirinë si bazë për shkatërrimin e Izraelit. Nuk do të pajtohemi me te. Qartë kam thënë se Izraeli do të bëjë të pamundurën që të ndalojë këtë “, ka thënë Netanjahu në prononcimin para federatës çifute të Amerikës Veriore në Los Angjelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Të gjithë duhet të punojmë që të parandalojmë agresionin iranian dhe synimin e Iranit për të poseduar armë nukleare. Në rast se do të jemi së bashku, këtë edhe do të arrijmë. Por, po të mbesim edhe vet, Irani nuk do të arrijë armën nukleare dhe nuk do të mund të shndërrojë Sirinë si bazë ushtarake për luftë kundër Izraelit”, theksoi kryeministri izraelit dhe theksoi zhgënjimin e Izraelit për shkak të marrëveshjes iraniane nukleare.

“Duhet të sigurojmë se Irani kurrë nuk do të mund të ketë armë nukleare. Kjo është linja e kuqe më e rëndësishme. Marrëveshja nukleare iraniane nuk funksionin. Përkundër, pas përafërsisht një dekade Irani për një kohë të shkurtër do të jetë i aftë për prodhimin e qindra armëve nukleare, pasi që kjo marrëveshje i ndërprenë të gjitha kufizimet e Iranit për pasurimin e uraniumit, Do të mund të kenë me qindra mijëra centrifuga dhe ata këtë edhe e planifikojnë”, ka thënë Netanjahu.

“Irani është i rrezikshëm për shkak të ideologjisë së tij fanatike të përfitimit global, të fuqisë së tij gjithnjë më të madhe, angazhimit të tij të palëkundur që të shkatërrojë Izraelin dhe agresionet e t’ia të turpshme. Irani veç e ka zgjeruar konfliktin në Lindjen e Afërt, në Jemen, Irak, Siri, Liban. Nuk jemi të vetëm në njohjen e kërcënimit iranian në Lindjen e Afërt. Vendet udhëheqëse arabe sikurse Arabia Saudite i shohin gjërat sikur neve”, ka përfunduar Netanjahu.

Me fjalë miradije për Arabinë Saudite në njërën anë, në anën tjetër Netanjahu në fjalimin e tij nuk e ka fshehur zemërimin për shkak të vendimit të Moskës që Iranin të njoh si aleat në luftë kundër terrorizmit dhe ka porositur se Rusia nuk do të bëjë gjë që milicitë proiraniane të braktisin Sirinë. Mediat izraelite njashtu kanë kritikuar Rusinë dhe theksojnë se përkundër marrëveshjes së arritur në mes Rusisë dhe SHBA-ve për Sirinë, Moska nuk do të lejojë Izraelit Iranin.

Në kolumnen e publikuar të martën, gazeta Israel Hayom përkujton “ se në kohën kur konflikti sirian po i afrohet fundit, tensionet në Siri në mes boshtit ruso-iranian dhe amerikano-izraelit gjithnjë e më shumë po rriten”. Në atë aspekt Eyal Zisser komenton marrëveshjen në mes Donald Trumpit dhe Vlladimir Putinit për vendosjen e zonës së paqes në jug të Sirisë. Israel Hayom thekson se”Rusia nuk ka dashtë të garantojë se kjo marrëveshje do të sigurojë edhe tërheqjen e këshilltarëve ushtarak iranian nga jugu i Sirisë, dhe se Moska konsideron prezencën iraniane në territorin sirian si legjitime”.

Zyrtarët izraelit, duke përfshirë edhe kryeministrin Benjamin Netanjahu gjatë ditëve të fundit kërcënojnë me sulme në Siri, duke theksuar se Irani e ka konsoliduar ndikimin e tij në Siri dhe ka ndërtuar bazat ushtarake në afërsi të kufirit me territoret e okupuara izraelite. Por, Moska edhe më tutje konsideron se shqetësimi i Izraelit është ekzagjerimi i thjeshtë, posaçërisht lidhur me çështjen e prezencës ushtarake në Siri. ” Rusia nuk do të lejojë Izraelin që të dëmtojë boshtin strategjik të saj me Iranin, pasi që nga ana ruse ky partneritet forcon pozitën e Moskës në këtë rajon”.

Teherani po mohon akuzat se po ndërton baza ushtarake dhe se dëshiron të mbes në Siri pas luftës, duke nënvizuar se këshilltarët e vet ushtarak në Siri dhe Irak i ka dërguar me ftesën legjitime të të dy qeverive me qëllim të luftës më efikase kundër grupeve terroriste, duke përfshirë edhe ISIS-in. Në gusht të këtij viti gjatë takimit me zyrtarët rus, kryeministri izraelit Netanjahu ka thënë se Irani do të duhej të braktis Sirinë apo do të veprojë në mënyrë të përshtatshme në përputhje me linjat e kuqe të shtetit çifut.

Pasi që Putini ka refuzuar çfarëdo mundësie të kërcënimeve ushtarake kundër Iranit, Izraelit i kanë mbetur vetëm “linjat e kuqe”. Në të vërtetë, Putini Iranin e ka shpallur për aleat strategjik në këtë rajon dhe kryeministrit izraelit i ka mbet të bëjë presion në SHBA-të, të cilin me sukses po e bën nëpërmjet lobit çifut në Amerikë dhe dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner, ndërsa opsioni i dytë është aleanca e tij me regjimin saudit, e cila i vë re edhe në prononcimin e Netanjahut para pjesëmarrësve të kongresit të federatës çifute të Amerikës Veriore të mbajtur në Los Angjelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Burimi : Logično/ ML

OPINIONE