Rusia paralajmëron mediat e Mbretërisë së Bashkuar për pasojat e gjobave në Londër ndaj një prej kanaleve të saj televizive

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë paralajmëroi të premten mediat britanike që operojnë në Rusi se ato duhet të jenë të gatshme të përballen me pasojat pasi një rregullator britanik gjobiti kanalin televiziv rus RT që financohet nga shteti.

Moska u përgjigj pasi Ofcom, rregullatori i mediave britanike, herët të premten gjobiti median RT me një shumë prej 200,000 paundësh për shkelje të rregullave të paanshmërisë në transmetimet dhe mbulimet e saj që i bëri rastit të helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal, politikave në Ukrainë dhe konfliktit në Siri.

Ministria e jashtme ruse tha në një deklaratë se i konsideronte veprimet e Ofcom si “pjesë e një fushate anti-ruse të projektuar për të kufizuar aktivitetet e mediave ruse në Britani”.

“Ne po ndjekim me kujdes situatën dhe i kujtojmë mediave britanike që operojnë në Rusi se ata duhet të jenë të gatshëm qe të përballen me pasojat e veprimeve zyrtare të Londrës”, tha ai./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne