Rusia paralajmëron NATO-n për Gjeorgjinë dhe Ukrainën

Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvedev tha se hyrja e Gjeorgjisë në NATO mund të sjellë një konflikt të frikshëm, ndërsa shtoi se kjo situatë mund të shkaktojë pasoja shkatërruese dhe se nuk e kuptojnë pse kjo është e nevojshme.

Në prononcimin e tij të bërë në një program në radio, Medvedev, ka mbrojtur idenë e tij se mund të pengohej që më parë lufta e përjetuar në vitin 2008 në Oseti.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një deklaratë të mëparshme kishte njoftuar se të gjithë anëtarët e NATO-s do të vazhdojnë të punojnë për të përgatitur anëtarësimin e Gjeorgjisë.

Ndërkohë, ministrat e Jashtëm të Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë, anëtarë të NATO-s, do të zhvillojnë takime zyrtare në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilis.

Po ashtu edhe Presidenti rus, Vladimir Putin, në një deklaratë ishte shprehur se do ta vlerësojnë në mënyrë “jashtëzakonisht negative” zgjerimin e NATO-s duke përfshirë Gjeorgjinë dhe Ukrainën. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne