Rusia paralajmëron një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Zëvendësministri Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Rybakov tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) po e përkeqësojnë në mënyrë të vetëdijshme situatën me Iranin.

Aktivitetin ushtarak në rritje të ShBA-së në Lindje e Mesme, Ryabkov e vlerësoi për gazetarët në qytetin Soçi të Rusisë.

“ShBA-ja vazhdon të ushtrojë presion mbi Iranin. ShBA-ja po e përkeqëson me dashje situatën në raport me Iranin”,- nënvizoi zv.ministri i jashtëm rus.

Si adresë për reduktimin e tensionit mes ShBA-së dhe Iranit dhe stabilizimin e situatës Ryabkov tregoi instrumentet politike dhe diplomatike.

“Në rast të kundërt rajoni mund të përfshihet nga një tension i ri dhe kjo është e papranueshme”, shtoi ai.

Kurse Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikolay Patrushev në prononcimin për gazetarët pas një konference ndërkombëtare për sigurisë kibernetike, mbajtur në qytetin Ufa të Rusisë, tha se Irani kishte ardhur në këtë konferencë me propozimin për krijimin e një mekanizmi të qëndrueshëm ndërkombëtar për luftën kundër sanksioneve.

Drejtori i Shtabeve të Bashkuara të ShBA-së, nënadmirali Michael Gilday kishte njoftuar më herët se trupat ushtarake shtesë që do të dërgohen në rajon kundër Iranit do të jenë të formuara nga mjete ajrore të telekomanduara dhe pa-telekomanduara për qëllime zbulimi, një batalion me raketa “Patriot” që ka në përbërjen e vet 4 bateri “Patriot”, një njësi inxhinierësh për të përmirësuar masat mbrojtëse të trupave në fjalë dhe një skuadrilje me avionë luftarakë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne