Rusia paralajmëron për një luftë ShBA-Iran

Zv.ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Ryabkov i ftoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) që të marrin në konsideratë pasojat e hapave të pamenduar që do të hedhin kundër Iranit.

Pretendimet lidhur me lajmet se presidenti amerikan Donald Trump “kishte miratuar të enjten një sulm ajror kundër Iranit, por më vonë ishte tërhequr nga ky vendim”, Ryabkov i vlerësoi për gazetarët në Soçi.

Zëvendëministri i Jashtëm rus e akuzoi edhe një herë ShBA-në për përshkallëzim me dashje të tensionit në Gjirin Persik.

“Rajonin po e çojnë në një zbrazëtirë me konflikte të hapura. Edhe pse Pentagoni pretendon të kundërtën e kësaj, unë nuk mendoj se ata e kuptojnë se për çfarë po flasim ne”,- theksoi Ryabkov.

Duke i cilësuar si shqetësuese ngjarjet që zhvillohen përreth Iranit, Ryabkov bëri këtë koment: “Ne e ftojmë ShBA-në që të mendojë për pasojat e hapave që do të hedhë pa u menduar. Situata mes dy vendeve gjen ekuilibër në pragun e luftës dhe kjo është mjaft e rrezikshme”.

Gazeta amerikane “New York Times” (NYT) në një lajm të saj mbështetur në deklaratat e disa zyrtarëve të lartë (anonimë) kishte raportuar se “Trump ishte tërhequr në minutën e fundit nga vendimi që kishte marrë për një sulm ajror kundër Iranit”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne