Rusia paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhy në Venezuelë!

Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara kundër ndërhyrjes në punët e brendshme të Venezuelës.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i bëri komentet gjatë një telefonate me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, njoftoi ministria e Jashtme e Rusisë.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk e ka konfirmuar zhvillimin e bisedës telefonike.

Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, Lavrov i tha Pompeos se Rusia është e gatshme për konsultime rreth situatës në Venezuelë.

Moska i ka dhënë miliarda dollarë ndihmë qeverisë së presidentit të kontestuar të Venezuelës, Nicholas Maduro.

Uashingtoni, ndërkohë, ka mbështetur kreun e opozitës, Juan Guaido, dhe ftoi vendet tjera që ta njohin atë si udhëheqësin e ligjshëm të vendit.

Ministria e Jashtme tha se Lavrov gjithashtu kritikoi planet për të shtrënguar sanksionet e SHBA kundër Rusisë lidhur me helmimin e ish-spiunit Sergei Skripal në Angli, duke thënë se sanksionet e reja do të dëmtojnë lidhjet e ndërsjellta.

Financial Times raportoi më 12 shkurt se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po përgatiten sanksione të reja kundër Rusisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne