Rusia paralajmëron SHBA-të për imponimin e bllokadës ndaj Venezuelës

Rusia ka paralajmëruar SHBA-të kundër “hapave të ngtushme” në forcimin e sanksioneve ndaj Venezuelës, veçanërisht në vendosjen e bllokadës së plotë mbi vendin.

Duke folur para gazetarëve në Moskë, zv/ministri i Punëve të Jashtme, Sergey Ryabkov, i bëri thirrje Washingtonit të ndihmojë venezuelasit në tejkalimin e mosmarrëveshjeve ekzistuese në vend që të pengojnë bisedimet midis qeverisë dhe opozitës.

Ai tha se do të diskutojë situatën në Venezuelë me Zëvendëspresidentin Delcy Rodriguez, i cili arriti në Rusi të hënën për një vizitë pune.

“Ne do të shqyrtojmë situatën, duke iu referuar forcimit të masave të paligjshme nga ana e Washingtonit, sanksionimit, përpjekjeve për të vendosur bllokadë ndaj Venezuelës. Ne paralajmërojmë Washingtonin për hapat e saja të paarsyeshme në këtë fushë”, tha Ryabkov.

Trazirat politike në Venezuela shpërthyen në janar kur lideri i opozitës Juan Guaido u vetshpall president i përkoshëm duke mos njohur rizgjedhjen e Nicolas Maduro në zgjedhejt e vitit 2018, veprim ky që u njoh nga më shumë se 50 vende, përfshirë SHBA-të.

Por, nga ana tjetër Rusia, Kina, Irani dhe Turqia mbështesin Maduro-n.

– Testi raketorë i SHBA-ve

Në komentin e tij për testin raketorë të djeshëm të SHBA-ve, duke shkelur kufijtë e Traktatit të anuluar të Forcave Nukleare me Rreze të Mesme (INF), Ryabkov theksoi kohën e testit.

“Vlen të përmendet se testi i raketës Tomahawk ndodhi vetëm 16 ditë pas tërheqjes së SHBA-ve nga Traktati i INF-së dhe përfundimit të traktatit”, tha ai.

“Mendoj se nuk mund të ketë konfirmim më të qartë dhe më të hollësishëm se zhvillimi i sistemeve përkatëse filloi në SHBA shumë kohë më parë dhe përgatitja për tërheqje nga traktati, ndër të tjera përfshin kërkime dhe zhvillime që ndërlidhen”, shtoi Ryabkov.

Ai theksoi se lançimi u krye me sistemin Mk-41, për të cilin Rusia dyshon se mund të pajiset përsëri për lançimin e raketave kryqëzuese.

Më 2 gusht, SHBA u tërhoq zyrtarisht nga traktati bërthamor, pas një lufte verbale disa muajshe midis Moskës dhe Washingtonit.

Traktati u nënshkrua në vitin 1987 nga lideri i atëhershëm sovjetik Mikhail Gorbachev dhe presidenti i atëhershëm i SHBA-s Ronald Reagan, duke reduktuar mundësitë për një luftë bërthamore në Evropë.

Sipas traktatit, të dy palët shkatërruan tërë klasën e raketave me rreze të mesme dhe të shkurtër në një periudhë ​​prej katër vjetësh./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne