Bota

Rusia parashikon fitoren e shpejtë të Sirisë ndaj terroristëve

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë parashikoi se fitorja e plotë e ushtrisë siriane ndaj terroristëve është afër.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, zëvendësministri rus i Mbrojtjes Alexander Foin tha se lufta kundër terrorizmit në Siri po i afrohet fitores përfundimtare. Ai shtoi se Forcat Ajrore të Rusisë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në suksesin e luftës kundër terroristëve, duke mbështetur njësitë tokësore të ushtrisë siriane. Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë theksoi se fati i terroristëve është i qartë dhe ata janë të dënuar të shkatërrohen. Qyteti strategjik i Deir al-Zurit, i njohur si perla siriane në lumin Eufrat, të enjten mbrëma pas tre vjet bllokade nga grupi terrorist ISIS, u çlirua nga pushtimi i terroristëve në sajë të një operacioni të gjerë të kryer nga ushtria siriane dhe forcat aleate të qeverisë siriane./ PT

OPINIONE