Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se ka përfunduar zhvillimi i sistemit raketor hipersonik Avangard ndërkontinental.
Në një deklaratë nga ministria thuhet se zhvillimi i sistemit të raketave Avangard nga kompleksi rus i industrisë së mbrojtjes ka përfunduar në thelb dhe se ka kaluar në fazën e prodhimit serial.
Po ashtu bëhet e ditur se ka përfunduar edhe programi i testimit për lëshimin e sistemit raketor balistik ndërkontinental Sarmat, i cili ka aftësi për të bartur kokë bërthamore.