Rusia përfundon testimin e Kalashnikovit AK-12 dhe AK-15 për sistemin luftarak Ratnik

Zëdhënësja e prodhuesit të Kalashnikovit në Rusi tha për Sputnik të enjten se ka përfunduar testimi i kallashnikovëve të avancuar AK-12 dhe AK-15 për nevojat e gjeneratës së ardhshme të këmbësorisë Ratnik.

Ministria ruse e mbrojtjes është aktualisht në procesin e zgjedhjes së armëve për sistemin Ratnik. Përveç AK-12 dhe AK-15, ministria e konsideron edhe armën AEK-971 të dizajnuar nga uzina V. A. Degtyarev si armë kryesore sulmuese për Ratnik.

“Testet e automatikëve të rinj të sulmit për pajimet luftarake Ratnik kanë përfunduar dhe rezultatet e tyre do të shpallen shumë shpejt,” tha Sofija Ivanova.

Ratnik është një sistem këmbësorie për luftë, i zhvilluar si një koncept i “ushtarit të së ardhmes”. Ai përfshin dhjetra pajisje të ndryshme, si armë zjarri, pjesë të blinduara, pajisje optike, komunikimi dhe navigimi, ndihmë mjekësore si dhe sistemet e furnizimit me energji elektrike.
Oleg Faustov i qendrës kërkimore TsNIITOCHMASH në rajonin e Moskës i cili zhvillon sistemin e Ratnikut tha se sistemi Ratnik mbron trupin e ushtarit në mënyre të përsosur. Gjatë testimeve në terren të sistemit luftarak Ratnik-2, Viktoria Kolesnikova, një punonjëse e TsNIITOCHMASH, arriti të kapërcejë një fushë të minuar pa u dëmtuar nga një numër shpërthimesh.

Ushtria ruse do të pajiset plotësisht me pajimet Ratnik-2 deri në vitin 2020, tha për Sputnik, Instituti Qëndror i Kërkimeve të Ndërtimit të makinerive precize në Rusi.

Inxhinierët rusë po punojnë tani me një gjeneratë të tretë të pajisjes luftarake Ratnik, e cila do të pajiset me një helmetë me sistem kontrolli të integruar, një eksoskelet luftarak, çizme rezistente ndaj minave dhe elemente të tjera./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne