Rusia përgënjeshtron Izraelin

Rusia përgënjeshtroi pretendimet se Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu i ka paraqitur një plan Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin për zgjidhjen e krizës së Sirisë.

Zëdhënësi i Kremlinit (Pallati Presidencial), Dmitriy Peskov bëri një deklaratë pas pyetjes së gazetarëve në lidhje me pretendimet në median izraelite se Netanjahu i paraqiti plan Putinit.

Peskov tha se në takimin e Netanjahut muajin e kaluar me Putinin në Moskë nuk u paraqit asnjë plan dhe shtoi: “Gjatë vizitës së Netanjahut (në Rusi) nuk ndodhi diçka e tillë, këtë nuk mund ta konfirmoj”.

Ai tha se Netanjahu duhet të sqarojë se çfarë ka dashur të thotë.

Në lajmet e bazuara tek një zyrtar izraelit i nivelit të lartë parashtrohej se Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu i kishte paraqitur Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës një plan për zgjidhjen e krizës në Siri.

Sipas këtyre lajmeve, pretendohet se Netanjahu gjatë vizitës muajin e kaluar në Moskë, e kishte ndarë planin në fjalë edhe me Putinin dhe ky i fundit ishte interesuar me planin në fjalë dhe pretendohet se synimi ishte nxjerrja e Iranit nga Siria./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne