Rusia përgjigje të menjëhershme Izraelit për S-300

Agjencia e lajmeve Sputnik ka njoftuar se Rusia ka reaguar ndaj Izraelit, duke thënë se çdo sulm kundër sistemit S-300 në Siri do të marr përgjigje të shpejte që do t’a bënte të dëshpëruar regjimin sionist.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, duke cituar agjencinë e lajmeve Sputnik, zyrtarë të qeverisë ruse kanë reaguar ndaj deklaratave të qeverisë izraelite se do të kenë në shënjestër sistemin e mbrojtjes raketore S-300 në Siri, duke thënë se një veprim i tillë do të marr përgjigje të ashpër.

Regjimi sionist i ka kërkuar forcave ushtarake ruse të mos përdorin sistemin e mbrojtjes raketore S-300. Ministria e jashtme e regjimit sionist i ka dhënë një paralajmërim të fortë Rusisë në lidhje me këtë çështje. Gazeta “Kommersant” e Rusisë duke cituar një analist rus, ka shkruar: Në rastin që Rusia mbron Sirinë me këtë sistem të mbrojtjes raketore, ekziston mundësia që Izraeli të përgjigjet negativisht dhe sipas të gjitha gjasave rajonet në të cilat janë vendosur këto raketa, të jenë objektivë të ushtrisë izraelite.

Burime diplomatike dhe ushtarake të Rusisë kanë thënë dje se Moska së shpejti do t’i japë Damaskut falas sistemin raketor S-300, gjë që ka shkaktuar nervozizëm në mesin e zyrtarëve izraelitë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne