Rusia i përgjigjet direkt SHBA / Ministria ruse e mbrojtjes zotohet për mbrojtjen e hapësirës ajrore siriane

Moska ka bërë të ditur se ka pezulluar respektimin e marrëveshjes me Uashingtonin që kishte të bënte me shmangien e sulmeve ajrore gjatë misioneve të tyre ushtarake në hapësirën ajrore të Sirisë, pasi SHBA ka kryer sot një sulm me raketa kundër një baze ajrore të ushtrisë siriane.

“Pala ruse ndalon respektimin e memorandumit për parandalimin e incidenteve dhe sigurimin e sigurisë së fluturimeve ajrore gjatë operacioneve në Siri që kishte nënshkruar me SHBA”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së jashtme ruse të premten, njofton agjencia e lajmeve Reuters. Kjo deklaratë i referohej marrëveshjes së vitit 2015, sipas të cilës Rusia dhe SHBA kishin rënë dakord për të shkëmbyer informacione mbi fluturimet e tyre në hapësirën ajrore siriane, ku të dyja palët ishin përfshirë në operacione të ndara ushtarake.

Ndërkohë, Ministria ruse e mbrojtjes po ashtu është zotuar se mbrojtja e hapësirës ajrore të Sirisë do të forcohet pas sulmeve raketore të Uashingtonit. Kjo ministri ka minimizuar efikasitetin e sulmit amerikan, duke thënë se vetëm 23 raketa kanë goditur objektivat e tyre, ndërsa 36 të tjera nuk dihet se ku kanë goditur. Disa orë pasi Këshilli i Sigurimit të OKB nuk arriti kurrfarë rezultati në lidhje me sulmin Kimik në Siri, Donald Trump, presidenti i Amerikës, ka dhënë urdhër për sulme raketore kundër bazës ushtarake në provincën Idlib të Sirisë. Deri më tani ushtria amerikane ka lëshuar dhjetëra raketa Tomahovk në drejtim të bazës ajrore të “Sha’irat” të Sirisë. Pavarësisht faktit se populli i pambrojtur i Sirisë shumë herë është bërë viktimë e sulmeve me armë kimike të terroristëve, presidenti i Amerikës besojnë se sulmet kimike në Siri janë kryer me urdhrin e presidentit sirian Bashar Asad./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne