Rusia përgjigjet ndaj kërcënimit amerikan: Kemi aftësi të godasim Pentagonin brenda 5 minutash

Pas paralajmërimit të Vladimir Putinit mbi kërcenimet amerikane, televizioni shtetëror rus listoi objektet ushtarake që Moska do të shënjestronte në rastin e një sulmi bërthamor, e tha se raketa hipersonike që Rusia po prodhon, do të jetë në gjendje t’i godasë ato brenda më pak se 5 minutash.

Objektivat përfshijnë Pentagonin dhe rezidencën presidenciale në Camp David, Maryland. Raporti, i pazakontë edhe për vetë standardet e këtij televizioni, u transmetua disa ditë pasi shefi i Kremlinit deklaroi se Moska ishte “ushtarakisht” e gatshme për një krizë të tipit “raketat kubane”, nëse Shtetet e Bashkuara e duan një të tillë.

Tensionet janë shtuar, të ushqyera nga shqetësimet ruse se Amerika mund të dislokojë raketa bërthamore me rreze të mesme veprimi në Europë, pas shfuqizimit të traktatit të kohës së luftës së ftohtë mbi kontrollin e armëve.

Putin u shpreh se në rastin e një skenari të tillë, Rusia do të detyrohet të përgjigjet duke vendosur raketa nukleare supersonike nëpër nëndetëset pranë ujërave amerikane.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne