Rusia përpiqet për largimin e civilëve nga rajoni Gute Lindor

Rusia prej terroristëve në rajonin Gute Lindor ka kërkuar të lejojnë civilët që të largohen nga ky rajon nëpërmjet korridorit të sigurt humanitar të krijuara nga Rusia.

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një ndërprerje ditore të sulmeve në rajonin Gute Lindore për qëllime humanitare. Urdhri ka nisur të zbatohet sot (të martën) dhe përfshin edhe krijimin e një korridori humanitar për të lejuar evakuimin e civilëve. Zona e kontrolluar prej terroristëve është vënë nën bombardimet intensive të qeverisë siriane, me mbështetjen ajrore të Rusisë, për më shumë se një javë. Ishte ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ai që shpalli njoftimin, duke thënë se armëpushimi do të hyjë në fuqi nga ora 9 deri në 14 me atë lokale, çdo ditë. Ai shtoi se detaje të mëtejshme për “korridorin humanitar” do të publikohen së shpejti. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara votoi unanimisht për një armëpushim 30-ditor ditën e shtunë. Rezoluta kërkonte që “të gjitha palët të lënë mënjanë armiqësitë pa vonesa”, në mënyrë që të lejonin dërgimin e ndihmave dhe evakuimet me qëllime shëndetësore./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne