Rusia reagon ndaj deklaratës së Netanyahut për aneksim në bregun Perëndimor

Rusia reagoi ndaj premtimit të Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu për “t’i aneksuar Izraelit” Luginën Jordani, që ndodhet në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë duke u theksuar se deklarata e Netanyahut mbi luginën në fjalë u prit negativisht nga bota arabe, shkruhet: “Ndajmë shqetësimin në lidhje me planet e Izraelit që do të bëhen shkak për rritjen e tensionit në rajon dhe minimin e shpresave për të siguruar paqe me fqinjët arabë”.

Në deklaratë nënvizohet gjithashtu se çështja Palestinë-Izrael duhet zgjidhur në kornizën e vendimeve të marra nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, principeve të Madridit dhe Iniciativës Arabe të Paqes.

Në konferencën për shtyp të zhvilluar përpara zgjedhjeve të parakohshme të 17 shtatorit, Netanyahu tha se nëse zgjidhet përsëri, “brenda një kohe të shkurtër” në koordinim me administratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do “t’i aneksojë Izraelit” Luginën Jordani, që ndodhet në Bregun Perëndimor të pushtuar./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne