Rusia reagon ndaj krijimit të bazës amerikane në Al-Tanaf të Sirisë

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se qëllimet dhe kushtet e dislokimit të forcave amerikane në rajonin Al-Tanaf në jug të Sirisë, janë të dyshimta dhe e ndërlikojnë më shumë situatën njerëzore në këtë rajon.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Rusisë të premten ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka thënë se baza ushtarake e Amerikës në rajonin Al-Tanaf është e paligjshme dhe për shkak të veprimeve të forcave amerikane në këtë bazë me dhjetëra mijëra refugjatë sirianë në këtë rajon nuk mund të marrin ndihmat humanitare. Në këtë deklaratë thuhet se forcat ushtarake amerikane të dislokuara në rajonin Al-Tanaf po mundohen të formojnë grupe të reja të personave të armatosur si opozitarë të cilët janë larguar nga kampi Al-Rakban në rajonin Al-Tanaf. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë në vazhdim ka thënë se baza e paligjshme e Amerikës në Al-Tanaf ka ndaluar qarkullimin e automjeteve deri në 55 km rreth kësaj baze dhe ky veprim dhe kërcënim për shkatërrimin e çdo automjeti që vërehet në këtë zonë nga ana e Amerikës, është bërë shkak që me dhjetëra mijëra refugjatë sirianë në kampin Al-Rakban të mos kenë mundësi të marrin ndihmat humanitare. Ndërkohë burimet informative kanë njoftuar për vrasjen e 13 refugjatëve siriane dhe plagosjen e 20 të tjerëve si pasojë e luftimeve mes personave të armatosur në afërsi të kampit Al-Rakban. Al-Tanaf është një fshat në shkretëtirën e Sirisë dhe ndodhet në zonën trekëndësh mes Sirisë, Irakut dhe Jordanisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne