Rusia reagon ndaj sulmit izraelit kundër Sirisë

Zëdhënësi i Kremlinit dënoi sulmin ajror izraelit kundër aeroportit ndërkombëtar të Damaskut dhe theksoi se këto veprime aventureske të Izraelit e tensionojnë edhe më shumë situatën në Siri dhe Rusia i konsideron ato “të papranueshme”.

Dimitri Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, deklaroi se Izraeli duhet të heqë dorë nga të tilla veprime provokative, të papranueshme, në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare, dhe të respektojë sovranitetin kombëtar të Sirisë. Peskov mohoi çdo koordinim mes Izraelit dhe Rusisë në programimin e sulmeve ajrore në Siri. Të enjten e kaluar, avionët luftarakë izraelitë sulmuan një depo karburanti dhe një depo municioni në rrethinat e aeroportit ndërkombëtar të Damaskut./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne