Bota

Rusia: Sanksionet kundër Iranit shkelje e marrëveshjes bërthamore

Rusia sanksionet e fundit kundër Iranit i ka konsideruar shkelje të marrëveshjes bërthamore.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Ministria e jashtme e Rusisë të dielën në një deklaratë ka njoftuar se, në takimin e tetë të Komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore që u mbajt të premten në Vjenë të Austrisë, pjesëmarrësit kanë theksuar mbi zbatimi e plotë të marrëveshjes bërthamore. Në vazhdim të kësaj deklarate thuhet se, pjesëmarrësit në takimit e Komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore, kanë theksuar se Irani ka zbatuar në mënyrë të plotë obligimet që dalin nga marrëveshja bërthamore dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë ANEA. Rusia ka theksuar se duhet në mënyrë të plotë të zbatohet edhe rezoluta 2231 e KS të OKB sidomos sa i përket anulimit të sanksioneve kundër Iranit./ PT

OPINIONE