Bota

Rusia sërish sulmon Idlibin pas 24 ditësh

Rusia e cila ofron mbështetje për regjimin e Bashar al-Asadit në Siri, pas 24 ditësh sërish ka kryer sulme ajrore ndaj vendbanimeve civile në Idlib.

Sipas Observatorit të opozitarëve ushtarakë për vëzhgimin e avionëve, mësohet se avionët luftarakë rusë pas një periudhe prej 24 ditësh kanë kryer 5 sulme ajrore në orët e para të mëngjesit në fshatin Ballise që ndodhet në juglindje të Idlibit.

Avionët luftarakë rusë për herë të fundit më 11 shtator goditën fshatrat Dahir dhe Kefer Mares në rajonin Derkush në veriperëndim të Idlibit.

Ndërkohë që regjimi i Asadit po vazhdon sulmet artilerike ndaj vendbanimeve në pjesën periferike jugore të Idlibit, thuhet se në orët e para të mëngjesit janë vënë në objektiv nga forcat e regjimit fshatrat Hazarin, Rikaya, Sheyh Mustafa, Nukeyir.

Më shumë se 1.300 civilë kanë humbur jetën në sulmet e regjimit dhe Rusisë të ndërmarra në zonën e deeskalimit Idlib, pas marrëveshjes së nënshkruar më 17 shtator të vitit 2018 mes Turqisë dhe Rusisë.

Si pasojë e sulmeve gjithashtu kanë migruar edhe 1.042 persona në zonat pranë kufirit me Turqinë dhe në vendet të cilat janë më të qeta në krahasim me vendet ku sulmet janë intensive./AA

OPINIONE