Rusia: ShBA-ja e provokon Turqinë në Siri

Në një konferencë për media në kryeqytetin rus Moskë, Zakharova bëri një vlerësim në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri.

“ShBA vazhdon të ‘pushtojë’ një territor të gjerë në zonën përreth El-Tanf. Kjo zonë është bërë një strehë e sigurt për anëtarët e mbetur të DAESH-it. ShBA-ja në pjesën lindore të Lumit Eufrat, për t’u dhënë mbështetje aleatëve të saj kurdë po hyn në një front të hapur me ushtrinë e Sirisë”, tha ajo.

Zakharova nënvizoi se ShBA me veprimet e saj në Siri ka provokuar edhe Turqinë.

“ShBA-të provokuan Turqinë duke u dërguar armë kurdëve nëpërmjet territorit të Irakut. Edhe Turqia në kundërpërgjigje të kësaj vazhdoi operacionet ushtarake në Afrin në kuadër të operacionit ‘Dega e Ullirit'”, tha ajo.

Më tej Zakharova shpjegoi se lajmi për vrasjen e qindra shtetasve rusë nga koalicioni i udhëhequr nga ShBA-të më 7 shkurt nuk pasqyron të vërtetën.

“Është e vërtetë se në sulmin në fjalë ka persona që kanë humbur jetën e tyre, por këto janë informacione që kanë nevojë për konfirmim. Në sulm mund të jenë vrarë 5 qytetarë rusë, por këta persona nuk janë pjesëtarë të ushtrisë ruse”, tha Zakharova./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne