“Rusia shpreson se bisedimet mes SHBA-ve dhe talebanëve janë jo të vdekura”

I dërguari i posaçëm rus për Afganistanin, Zamir Kabulov, ka deklaruar se Rusia shpreson se bisedimet e paqes midis SHBA-ve dhe talebanëve janë “të pezulluara dhe jo të vdekura”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Na vjen keq që procesi (i negociatave) është pezulluar. Ne ende mendojmë se nuk është i vdekur, por i pezulluar. Emocionet po shkojnë lartë, shkojnë jashtë nivelit nga të dyja palët, duket se pas një periudhe të caktuar kohe palët do të kthehen dhe do të vazhdojnë procesin e negociatave dhe të përfundimit të marrëveshjes”, u tha Kabulov gazetarëve në Moskë.

Komentet e të dërguarit rus për Afganistanin erdhën një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se bisedimet e paqes me talebanët janë “të vdekura” pas anulimit të një takimi të planifikuar jashtë kryeqytetit të vendit, në shenjë hakmarrjeje për sulmin e fundit të talebanëve në Kabul, i cili vrau dhjetëra persona, përfshirë një anëtar të shërbimit amerikan.

Kabulov tha se Rusia e konsideron marrëveshjen midis SHBA-ve dhe talebanëve si një “hap të rëndësishëm” që do t’i hapë rrugën e pajtimit kombëtar dhe zgjidhjen e mëtejshme gjithëpërfshirëse të krizës afgane. Ai pret që kjo përfundimisht do të ndodhë.

Konflikti i ashpër në Afganistan është në vitin e 18-të, me mijëra jetë të humbur dhe miliona të detyruar për të lëshuar shtëpitë e tyre. Kombet e Bashkuara (OKB) vazhdimisht bëjnë thirrje për nevojë urgjente për të shfrytëzuar mundësitë për paqe në rajon./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne