Rusia sulm ajror në Siri, vriten 200 militantë të ISIS-it

Nga një operacion ajror të ndërmarrë nga Rusia në Siri njoftohet se janë vrarë 200 militantë të organizatës terroriste DEASH.

Në një deklaratë të publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes theksohet se është ndërmarrë një sulm ajror kundër autokolonës së DEASH-it e cila po udhëtonte drejt qytetit Dejrizor të Sirisë.

Ndër të tjera konfirmohet se në operacionin ku janë vrarë 200 militantë të DEASH-it, janë shkatërruar 20 automjete ushtarake që ndodheshin në autokolonë, si dhe disa automjete të tjera të blinduara duke përfshirë edhe tanke si dhe disa maune që transportonin municione.

Në deklaratë theksohet se DEASH-i i cili ka humbur fuqinë në Raka dhe Humusin perëndimor është përqendruar në strukturimin e tij në qytetin Dejrizor, dhe se ka një rëndësi strategjike që organizata terroriste të jetë humbëse në qytetin Dejrizor./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne