Bota

Rusia sulmon me raketa pozicionet e terroristëve të ISIS në Siri

Forcat detare të Rusisë kanë sulmuar me raketa pozicionet e terroristëve të ISIS në Siri nga luftanijet dhe nga nëndetësja “Krasnodar”.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në kuadër të bashkëpunimeve ushtarake të Rusisë dhe Sirisë që kanë filluar që nga vitit 2015 kundër grupeve terroriste anti-siriane sidomos kundër Frontit Nusra dhe ISIS, forcat detare të Rusisë kanë hedhur gjashtë rakete drejt pozicioneve të terroristëve në provincën Hamah. Sipas televizionit shtetëror të Rusisë, gjatë këtyre operacioneve që janë kryer nga pjesa lindore e Detit Mesdhe, janë goditur dhe shkatërruar një depo e madhe e armëve dhe municionit si dhe pozicionet e grupit terrorist të ISIS. Njëkohësisht me këtë, avionët luftarakë të Rusisë kanë sulmuar terroristët dhe automjetet e tyre luftarake të cilët ishin duke u larguar nga një pozicion./ PT

OPINIONE