Rusia do të zbatojë “pauzë humanitare ditore” në Gutën Lindore

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Soygu bëri të ditur se në zonën e Gutës Lindore në Siri duke filluar prej sot mes orës 09.00-14.00 sipas orës lokale çdo ditë do të zbatohet “pauzë humanitare” për të parandaluar humbjet në jetët e civilëve.

Në prononcimin e tij të bërë në kryeqytetin Moskë, ministri Soygu rikujtoi se vendimi për vendosjen e armëpushimit të Siri është miratuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Soygu bëri të ditur se pas këtij vendimi edhe Presidenti Vladimir Putin urdhëroi zbatimin e “pauzës humanitare”, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Sipas urdhri në fjalë, duke filluar nga dita e nesërme në Gutën Lindore çdo ditë mes orës 09.00-14.00 do të zbatohet ‘pauza humanitare’, ndërkaq do të formohet edhe një korridor për evakuimin e civilëve”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne