Rusia do të zhvillojë fusha nafte në Iran

Kompania e Inxhinierisë dhe Ndërtimit e Industrive Iraniane të Naftës (OIEC) ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Gazprom Neft të Rusisë për të zhvilluar fusha të naftës në Iran, ka njoftuar OIEC.

Marrëveshja përfshin interesa të dy kompanive për kombinimin e forcave në vlerësimin paraprak dhe hetimin e potencialit gjeologjik të fushave iraniane të naftës.

Sipas njoftimit nga OIEC, dokumenti është nënshkruar nga drejtori ekzekutiv i OIEC, Behzad Mohammadi, dhe zëvendësdrejtori i parë i Gazprom Neft, Vadim Yakovlev.

“Palët kanë rënë dakord të zhvillojnë konsultime të përbashkëta me kompaninë kombëtare iraniane të naftës (NIOC) për vlerësimin, eksplorimin dhe zhvillimin e aseteve të ofruara për investitorët dhe për të shqyrtuar mundësitë shtesë për bashkëpunim në Iran”, thuhet në njoftim./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne