Rusia teston me sukse raketën e quajtur ‘sateliti vrasës’

Rusia ka testuar një tjetër raketë të quajtur ‘sateliti vrasës’. Ministria e mbrojtjes ruse publikoi pamjet që tregonin “sateliti vrasës” – një armë e projektuar për të zhdukur spiunët e “armikut” në orbitë.

Testi i ri vjen mes tensioneve të larta midis Perëndimit dhe Rusisë mbi helmimin e agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia, ku Rusia mohon çdo përfshirje – ndërsa bota thuhet se rrezikon të zhytet drejt një Lufte të Re të Ftohtë.

Burimet e ministrisë ruse të mbrojtjes nuk pranuan të japin detaje të mëtejshme të sistemit sekret.

Gjenerali Major Andrey Prikhodko tha: “Një raketë e re anti-balistike e përmirësuar ka kryer me sukses detyrën e saj dhe ka goditur një objektiv konvencional në kohën e caktuar”.

Raketat raportohen nga mediat ruse se janë pjesë e sistemit të dizajnuar për të mbrojtur Kremlinin kundër sulmeve bërthamore. Ai përbëhet nga dhjetra raketa interceptuese dhe nga radarët e sofistikuar të paralajmërimit të hershëm kur ka rrezik që Rusia të sulmohet

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne