Rusia thërret të dërguarin e SHBA-ve rreth protestave të opozitës

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thirrur ambasadorin e konsullit amerikan, Tim Richardson, për të lëshuar një notë proteste mbi veprimet e Ambasadës së SHBA-ve në lidhje me protestat në Moskë.

Diplomatit iu tha se publikimi i informatave rreth kohës, vendit, dhe planit të detajuar dhe rutës së marshit në faqen e internetit të ambasadës dhe në mediat sociale është ndërhyrje në çështjet e brendshme të Rusisë.

“U theksua se publikimi i informatave të detajuara të një ngjarjeje joligjore, të hartuar nga organizatorët (e ngjarjes), ne e konsiderojmë si një fushatë për pjesëmarrje në të dhe një thirrje për veprim, që është një tentim për ndërhyrje në çështjet e brendshme të shtetit tonë”, thuhet në deklaratën e ministrisë të publikuar në faqen e saj të internetit.

Grupet opozitare ruse dolën në rrugë dy fundjavë me radhë për të protestuar kundër veprimit qeveritar që të ndalojë kandidatët opozitarë nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale parlamentare në shtator.

Gjatë masave qeveritare kundër protestuesve, u arrestuan pothuajse 2.000 prej tyre./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne