Rusia thirrje për “maturi” vendeve të Gjirit

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Mariya Zaharova, duke i bërë thirrje për maturi Katarit dhe vendeve të Gjirit tha “Ripërsërisim thirrjen tonë ndaj të gjitha palëve të përfshira në krizë që të zgjidhin në tryezë problemet mes Katarit dhe disa vendeve arabe”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Moskë, Zaharova, ka njoftuar se ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov në datat 27-30 gusht do të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajtin dhe Katarin për të negociuar për krizën.

“Palët duhet të distancohen nga deklaratat e ashpëra ndaj njëra-tjetrës. Si Rusi ripërsërisim thirrjen tonë që problemet të zgjidhen në tryezë.”

Duke bërë edhe vlerësime në lidhje me strategjinë e re për Afganistanin të njoftuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, Zaharova, ka theksuar se “Presim me keqardhje që SHBA-ja ka vendosur në plan të parë alternativën ushtarake për zgjidhjen e situatës në Afganistan. Vërejmë se strategjia e re e SHBA-së nuk reflekton kërcënimin që DEASH-i përbën në Afganistan. Pritshmëria jonë është që kjo strategji për të rritur efektivitetin e trupave amerikane, të mos dëmtojë integritetin territorial të Afganistanit dhe interesat kombëtare të vendeve të rajonit”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne