Rusia do t’i kundërpërgjigjet BE-së për sanksionet

Moska do t’i përgjigjet vendimit të BE-së për të zgjeruar sanksionet ndaj Rusisë për gjashtë muajt e ardhshëm, bëri ditur të mërkurën zëdhënësi i Kremlinit.

“Askush nuk e ka hequr parimin e reciprocitetit”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Vërejtjet erdhën pak pasi BE zgjati sanksionet ekonomike mbi Rusinë, në kuadrin e “mungesës së zbatimit të plotë” të marrëveshjeve të Minskut që synonin t’i japin fund konfliktit në lindje të Ukrainës.

Sipas njoftimit të publikuar nga BE “sanksionet synojnë sektorin financiar, energjetik dhe atë të mbrojtjes, dhe fushën e mallrave me përdorim të dyfishtë. Ato përfshijnë një ndalim eksporti për armët dhe mallrat që mund të përdoren për qëllime ushtarake në Rusi”. “Këto sanksione nuk synojnë popullsinë ruse, por synojnë të ndryshojnë politikën e Rusisë ndaj Ukrainës”, shtoi ai.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve TASS të Rusisë, zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Alexey Meshkov, tha të mërkurën se sanksionet janë “kundërproduktive”.

Ukraina është dëmtuar nga konflikti që nga marsi i vitit 2014 pas aneksimit rus të Krimesë pas një votimi të paligjshëm për pavarësinë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne