Rusia: Do t’i përgjigjemi në mënyrë të prerë çfarëdo lloj dislokimi të armëve bërthamore të reja të Amerikës

Autoritetet e larta të Rusisë kanë theksuar se në rast se Amerika merr vendim për dislokimin e armëve bërthamore të reja të saj në Evropë, Moska në mënyrë të prerë do të hyjë në veprim.

Franc Klintsoviç, zv/kryetari i parë i komitetit për siguri dhe mbrojtje në Parlamentin e Rusisë, theksoi se Moska ka mundësi tregojë reagim të shpejtë dhe të prerë ndaj dislokimit të mundshëm të armëve bërthamore në bazat e NATO-s dhe të Amerikës në Evropën Lindore dhe në rajonin e Baltikut. Sipas këtij burimi, ky ligjvënës i lartë rus në një intervistë me agjencinë Sputnik të lajmeve theksoi: “Nëse forcat ajrore të Amerikës do të pajisen me armë bërthamore dhe këto forca të dislokohen në bazat e NATO-së dhe Amerikës në Evropën Lindore, Moska do të reagojë shumë shpejtë dhe në mënyrë të prerë. Rusia do të detyrohet që në këto rrethana të mbrojë vetën përball çfarëdo kërcënimi të mundshëm. Rusia nuk synon të kryen kurrfarë sulmi e par kundër Amerikës, sepse nuk ekziston asnjë nevojë për një gjë të tillë. Përdorimi i armëve bërthamore do të bëhet shkak për shkatërrimin e civilizimit njerëzor. Doktrina e re bërthamore e Amerikës nuk ka kurrfarë harmonie me realitetin e sotshëm dhe konsiderohet veprim agresiv kundër Rusisë dhe Kinës”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne