Bota

Rusia zbulon në Siberi minierë gjigante të arit

Në juglindje të Siberisë gjenden sasi të mëdha ari dhe sipas prodhuesit më të madh rus, “Polyus PJSC”, nxjerrja e tij mund t’i japë bankës qendrore ruse një mburojë të madhe dhe pothuajse sanksionuese për monedhën e saj. “Testet e porositura nga kompania vitin e kaluar dhe të ndërmarra nga ‘AMC Consultants’, me bazë në Australi, së bashku me një studim të bërë në vitin 2018, përcaktoi se në Sukhoi Log ka 63 milionë oz ar”, tha ‘Polyus’.

Ndërsa analistët e minierave të pavarur nuk e kanë konfirmuar këtë vlerësim, por shumica prej tyre thonë se Sahih Logit është një nga zonat me depozita më të mëdha të arit në botë.‘Polyus’ thotë se miniera e ardhshme mban rreth një të katërtën e të gjithë arit në nëntokën e Rusisë. Lajmi është i mirë për të dy, kompaninë “Polyus” dhe qeverinë ruse.

Ndryshe nga prodhuesit e tjerë që lëvizin argjilën e tyre në tregjet botërore, Polyus e shet ari i saj ekskluzivisht në bankat e mëdha shtetërore ruse, të cilat pastaj ia rikthejnë atë bankës qendrore të vendit.Pasi të fillojë nxjerrja e arit nga miniera, banka mund ta përdorë arin për të mbështetur monedhën e saj të rublave ose për ta shitur atë për valutë shtesë në kohë krize.

OPINIONE