Russia Today lajmëron Turqinë: Kujdes, ushtarët turq ‘po lëjnë gjurmë’ duke bërë etiketime gjeografike në Instagram

Duke vënë në dukje se ushtarët turq që morrën pjesë në operacionin e Degës së Ullirit kishin bërë në Instagram etiketime gjeografike lidhur me vendin ku ndodheshin, RT ka paralajmruar se për këtë arsyje rrugët e tyre të veprimit mund të gjurmohen lehtë dhe se informacioni i ndjeshëm ushtarak është në rrezik.

Nga hulumtimi që ka bërë RT Digital, u zbulua se ushtarët që lëvizin në rajonin Afrin në veri të Sirisë nga rajonet kufitare të Turqisë siq janë Kilis ve Reyhanlı, kanë bërë etiketime gjeografike lidhur me vendndodhjen e tyre duke shpërndarë video dhe imazhe në Instagram. Vendet e etiketuara shtrihen nga Reyhanlı dhe Kilis deri në Afrin dhe Azez.

Në postimet që ka hulumtuar RT Digital shihen ushtarët me uniforma të maskuara duke regjistruar lëvizjet e tankeve dhe zjarreve të artilerisë.

Këto shkëmbime të hapura publikisht e bëjnë rrugën e veprimit ushtarak të gjurmueshëm për të gjithë.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne