S-400 apo zhvendosje e boshtit të Amerikës? (pjesa e dytë)

nga Kudret Bulbul.

Javën e kaluar thamë se ka filluar rrënimi i rendit të Luftës së Ftohtë, që u krijua pas Konferencës së Jaltës dhe se ende nuk është formuar një rend i ri. Tërhoqëm vëmendjen se kërkimet për krijimin e një rendi të ri global po bëhen në boshtin e ShBA-së, Rusisë dhe Kinës, ndërsa thamë se është shfaqur nevoja për një rend të ri të bazuar në drejtësi.

Nevoja e Turqisë për sigurinë

Republika e Turqisë u formua pas Perandorisë Osmane, e cila kishte një pjesë të konsiderueshme të territoreve të saj me Luftën e Parë Botërore. Edhe pse u krijua në një hapësirë gjeografike më të kufizuar, ajo arriti të mbijetojë. Pas kërkesës së Bashkimit Sovjetik të bërë në mënyrë të hapur për ngushticat e Turqisë, paralelisht me politikat e tyre të vitit 1940 për dalje në dete të hapura, Turqia filloi të veprojë më shumë me bllokun Perëndimor. Në vitin 1952 ajo u bë anëtare e NATO-s. Turqia bëri atë që i takonte në kontekstin e politikës së bllokut Perëndimor për rrethimit e Rusisë. Ndërkaq NATO-ja kontribuoi në plotësimin e nevojave të sigurisë së Turqisë përballë kërcënimeve të hapura të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS).

Ndërkaq në periudhën pas Luftës së Ftohtë të përshkruar më lartë në korniza të përgjithshme, Rusia nuk ishte më kërcënimi nr.1 për Perëndimin. Si një vend anëtare e NATO-s Turqia vazhdon të bëjë atë që i takon brenda bllokut Perëndimor. Megjithatë, ajo nuk sheh më një qasje të ngjashme nga vendet Perëndimore. Me pritjen e miliona refugjatëve sirianë, Turqia kontribuon në demokracinë dhe stabilitetin e Perëndimit, ndërkaq ajo i pengon vendet Perëndimore të bien më shumë në krahët e fashizmit dhe nazizmit. Pavarësisht këtij kontributi Turqia u la e vetmuar përballë kërcënimeve të sigurisë me burim nga Siria. Për më tepër, edhe pse Turqia aktualisht është anëtare e NATO-s, ajo është e kërcënuar haptazi veçanërisht nga politikat e ShBA-së. Kërkesa për blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore “Patriot”, për të cilat ka nevojë, u refuzua nga ShBA-ja. Jo vetëm kaq, bateritë me raketat “Patriot” që ishin dislokuar në Turqi nga Amerika dhe Gjermania u tërhoqën në mes të luftës. Në anën tjetër Turqia bashkëpunimin e ShBA-së me PKK-në dhe fraksionin e saj sirian PYD-në, që njihen si organizata terroriste e që janë përgjegjëse për humbjen e jetëve të 50 mijë njerëzve dhe kundër të cilave Turqia lufton me dekada, me të drejtë e vlerëson si të papranueshëm dhe si një përpjekje për formimin e një shteti terrorist në kufijtë e saj jugor. Turqia reagoi në mënyrën më të ashpër ndaj përforcimit të PYD-së me pajisje ushtarake të dërguara me 7 mijë mauna.

Bashkëpunimi i Turqisë me Rusinë, Kinën dhe vendet tjera në një kohë kur neglizhohen nevojat e saj për pajisjet e nevojshme për vetëmbrojtje është i pashmangshëm. Pa marrë parasysh se cila parti ndodhet në pushtet, çdo parti që mendon për të ardhmen e vendit nuk mund të presë pa kërkuar zgjidhje alternative në një kohë kur nuk gjen mbështetje nga vendet perëndimore për të mbrojtur vendin e saj. Në qoftë se pritshmëritë e tilla nuk shpjegohen me naivitet, atëherë ato mund të shpjegohen me përpjekjet për ta lënë Turqinë në një gjendje edhe më të vështirë.

Zhvendosja e boshtit të ShBA-së

Sot vendet si Gjermania, Japonia, Koreja e Jugut ndodhen ende nën ombrellën e sigurisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ato vazhdojnë të jenë vende me stabilitetin dhe rriten ekonomikisht brenda ombrellës së ofruar nga ShBA-ja, në të cilën ishte e përfshirë edhe Turqia gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Në pikën e arritur, Turqia përveç se nuk është përfshirë në këtë ombrellë, siguria e saj kërcënohet haptazi me politikat e ndjekura kundër saj në Mesdheun Lindor, krizën e Sirisë, FETO-n, sistemet S-400 dhe me përjashtimin e saj nga programi i avionëve F-35.

Turqia është një vend që gjatë dekadave ka bërë më shumë se sa i ka takuar dhe ka dhënë më shumë se sa ka marrë si anëtare në NATO, brenda boshtit Perëndimor. Edhe sot nuk ka ndonjë ndryshim në qëndrimin e Turqisë. Për këtë arsye nuk bëhet fjalë për shkarje të boshtit të Turqisë, për të cilin këmbëngulin Perëndimi dhe intelektualët Perëndimorë këto vitet e fundit, por të kundërtën kjo vlen për Perëndimin në përgjithësi dhe për ShBA-në në veçanti.

Shkarja e boshtit të ShBA-së nuk është vetëm ndaj Turqisë, por edhe ndaj vendeve fqinje të saj si: Meksika, Kanadaja dhe vendet e BE-së, të cilat po përballen me këtë shkarje. Në këtë kontekst mund të vlerësohen edhe tensionet me Iranin, Korenë e Veriut, vendet e Amerikës Latine, Rusinë dhe Kinën.

Shkarja e boshtit të ShBA-së mund të bëhet temë e një analize tjetër. Arsyet për këtë mund të kërkohen jo vetëm në ndryshimet në prioritetet pas periudhës së Luftës së Ftohtë, por edhe në dështimin e ShBA-së dhe vendeve perëndimore për të fituar mjaftueshëm nga proceset e globalizimit. Prandaj, arsyet e politikave joparimore që ndjekin sot ShBA-të në kundërshtim të plotë me politikat e udhëhequra dikur prej tyre për transparencë dhe konkurrencë parimore mund të kërkohen në frikën e ShBA-së se ajo do të humbasë lidershipin e saj global.

Dallimi në qëndrimin e NATO-s dhe ShBA-së

Në letrën që ushtruesi i detyrës së Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Patrick Shanahan i dërgoi ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, thuhet se blerja nga Turqia e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia do të dëmtojë bashkëpunimin me ShBA-në dhe NATO-n, do të dëmtojë edhe sektorët e mbrojtjes dhe objektivat ekonomike si dhe rritjen dhe tregtinë ndërkombëtare. Sekretari Shanahan në letrën e tij gjithashtu shkruan që “Në qoftë se Turqisë i dorëzohen sistemet S-400, atëherë ajo nuk do të mund t’i marrë avionët F-35”.

Vetëm kjo letër tregon se Turqia nuk mund t’i transferojë nevojat e saj për siguri në asnjë bosht. Turqia kërcënohet me përjashtim nga programi i avionëve F-35, projekt ku marrin pjesë shumë vende dhe për të cilin është vendosur shumë më herët për prodhim të përbashkët.

Ndërkaq çështja se do të dëmtohen marrëdhëniet me NATO-n nëse merren sistemet S-400, për të cilën Shanahan shkruan në letrën e tij, është përgënjeshtruar personalisht nga Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg gjatë vizitës së tij në Turqi. Sekretari Stoltenberg ka thënë se anëtarët e NATO-s kanë të drejtë për vetëmbrojtje.

Si përfundim Turqia, nëse krahasohet me vendet Perëndimore dhe me ShBA-në, ndoshta është vendi që ka e ndryshuar më pak qëndrimin e saj. Ajo gjithashtu nuk dëshiron t’u japë fund aleancave historike. Ndryshimi i qëndrimit apo shkarja e boshtit vërehet tek disa vende Perëndimore, të cilat e neglizhojnë sigurinë e Turqisë, bëjnë përpjekje për të formuar një shtet terrorist në kufijtë e saj duke bashkëpunuar me organizata terroriste, e në veçanti tek ShBA-ja. Për çfarë dhe pse duhet që Turqia të heqë dorë nga sistemet S-400 ose mjete të ngjashme dhe nga përpjekjet për të garantuar sigurinë e vet ndërkohë që është i qartë dhe duket hapur ndryshimi i boshtit në Perëndim në krahasim me periudhën e Luftës së Ftohtë?/trt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne