Sa i sigurtë është konsumatori shqiptar?

Siguria ushqimore është cështje jetike dhe një nga prioritetet kryesore të konsumatorit shqiptar. Ne shpesh herë neglizhojmë gjënë më kryesore, e cila është primare për shëndetin tonë.

Cilësia e ushqimit i referohet disa karakteristikave specifike si, përmbajtja në lënde ushqyese, vetitë organoleptike që kanë të bëjnë kryesisht me shijen, përpunimi, paketimi etj., ndërsa siguria ushqimore është një dhe vetëm një: disiplina e zbatimit te rregullave shkencërisht të përcaktuar, në mënyrë që një ushqim të jetë i përshtatshëm për konsum dhe të mos rezultojë në asnjë mënyrë në pasoja që cenojnë shëndetin e konsumatorit. Një rol të rëndësishëm në këtë cëstje ka edhe shteti, i cili duhet të kujdeset për konsumin e ushqimeve të shëndetshme dhe brenda afatit të skadencës. Shteti me konsumatorin ka një marrëdhënie dashuri-urrejtje. Aty ku shteti krijon lehtësira, mundësi dhe mbrojtje të konsumatorit i paraprin revoltave. Në të kundërt nëse shteti është i pavendosur dhe nuk i përgjigjet ankesave te konsumatorit atëherë është “armik” i këtij të fundit.

Konsumatori shqiptar vazhdon të përballet me produkte ushqimore të pasigurta. Stina e nxehtë nxjerr më shumë në pah problematikën ushqimore.
Konsumatori duhet të ketë parasysh këto rregulla: “Datë skadence, përmbajtje dhe kushtet e ruajtjes”.
Ne e dimë mjaft mirë cfarë duhet të kemi parasysh, por hezitojmë ta vemë në praktikë.
E gjithë shoqëria duhet të ndërgjegjësohet dhe të mendojë për të mirën e shëndetit të saj duke pasur parasysh disa rregulla.

Ne si konsumatorë duhet të shohim datën e skadencës dhe kushtet në të cilat ruhen produktet. Nëse shfaqen probleme shëndetësore, duhet të marrim menjëherë ndihmën mjekësore, por të ruajmë produktin dhe kuponin tatimor, në mënyrë që t’i drejtohemi më pas institucioneve që të merren masa ndaj personave që tregtuan këto produkte.

/Gazeta impakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne