Sa janë investimet e huaja në Shqipëri. Rekord italianët dhe grekët

Të huajt zotërojnë mbi 5.600 biznese në Shqipëri, ose rreth 3.6 për qind të totalit të ndërmarrjeve aktive.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se impakti i kapitalit të huaj në punësim është jo i vogël.

Sipas INSTAT, aktualisht bizneset e hapura nga investitorët e huaj punësojnë rreth 120 mijë shqiptarë, duke dhënë gati 13 për qind të totalit të punësimit në ekonomi.

Por nga cilat shtete vijnë kryesisht sipërmarrësit e huaj që bëjnë biznes në Shqipëri? Të dhënat tregojnë se gati gjysma tyre vijnë nga një vend i vetëm. Ai është Italia.

Sipas INSTAT, aktualisht Shqipëria numëron mbi 2.660 biznese me kapital italian, pjesa më e madhe e të cilave është në fushën e shërbimeve.

Pas Italisë renditet Greqia, ndërsa në vendin e tretë janë shqiptarët nga Kosova. Por renditja e numrit të ndërmarrjeve sipas origjinës nuk përkon me vlerën e investimeve.

Edhe pse italianët kanë numrin më të madh të ndërmarrjeve, ata që kanë investuar më shumë para në ekonominë shqiptare janë grekët, raporton “T.CH”.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në vlerë monetare investimet e realizuara nga kompanitë e huaja aktualisht llogariten 5 mld euro dhe 25% e tyre kanë ardhur vetëm nga Greqia.

Ndërsa vlera e investimeve italiane është dukshëm më e ulët, çka tregon se sipërmarrësit italianë kanë investuar kryesisht në biznese të vogla, ose ndërmarrje që kërkojnë pak kapital.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne