Sa mjeshtërisht gënjen Erion Veliaj për ndotjen në Tiranë

Erion Veliaj i shiti me pompozitet makiazhet e bëra në Bashkinë e Tiranës për të marrë vota gjatë fushatës elektorale dhe në mesin e propagandës foli për shifra e raporte të hartuara nga angjenci në vartësi të tij.

“Sot Inspektoriati i Mjedisit ka nxjerrë statistikat e para të ndotjes në Tiranë. Është hera e parë në historinë moderne të Tiranës pas 91-shit që niveli indotjes së ajrit është nën mesataren e Bashkimit Europian”, u shpreh Veliaj i ftuar në emisionin Opinion

Tha se rikonstruksioni i sheshit Skënderbej ka ndikuar në uljen e ndotjes së ajrit nën normën e vendosur nga BE.

Por një muaj pas këtyre deklaratave, matjet e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për nivelin e ndotjes së ajrit e nxjerr Tiranën qytetin më të ndotur në Shqipëri, me tejkalim disa herë të normave të BE –së,

“Tirana vazhdon të mbetet qyteti më i ndotur, jo vetëm për nivelin maksimal që mund të ketë PM10, pra grimcat e pluhurit, por edhe për numrin e ditëve. Duhet të jetë 35 ditë, Tirana e ka minimalisht dyfish”, thotë Julian Beqiraj, kreu i kësaj agjencie.

Erion Veliaj nuk bëri publik ndonjë raport kur foli për uljen historike të nivelit të ndotjes së ajrit. Ai nuk dha asnjë fakt. Thjesht një deklaratë pët t’u treguar qytetarëve të Tiranës, që u kërkoi votën për Edi Ramën, se jetojnë në një qytet më të mirë.

Por a jetojnë vërtet kryeqytetasit në një ambient më të pastër? A e përmirësoi realisht cilësinë e ajrit bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj, kur ajo është administrata që ka dhënë rekordin e lejeve të ndërtimit në një vit, me afro 150 leje apo 138 % më shumë se çdo administratë tjetër? Shifrat e dhëna nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit u shërbejnë qytetarëve jo vetëm për të kuptuar se ku jetojnë, se cili është një ndër problemet e tyre reale, por edhe mënyrën se si i trajton kryetari i bashkisë së tyre, se çfarë historish u tregon ai vetëm për t’u marrë votat.

Ndotja e ajrit, sipas një raporti europian të botuar nga Euroactiv, shkaktoi në Shqipëri mbi 2000 viktima në një vit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne