Sa para do i paguajmë 48 ministrat dhe zv.ministrat e Edi Ramës

Qeveria mund të jetë e vogël, por shpenzimet i do të bollshme. Vetëm rroga shteti, ministrat dhe zv.ministrat e Edi Ramës do marrin 77 milion lekë të vjetra në muaj. Këtu nuk llogariten dietat dhe benefitet e tjera si pjesë e qeverisë.
Përllogaritjet i ka bërë sot gazeta Panorama, që ka marrë pagën zyrtare të Edi Ramës, rreth 2 milion e 280 mijë lekë, atë të Senida Mesit, që shkon rreth 1 milion e 870 mijë lekë dhe të ministrave.
Secili prej ministrave paguhet 1 milion e 740 mijë lekë në muaj, ndërsa paga e një zv.ministri është rreth 1 milion e 530 mijë lekë në muaj.
Po t’i mbledhësh të gjitha bashkë e kupton se ajo turmë njerëzish që Edi Rama e prezantoi në Facebook përmes një fotoje në grup, ka shpenzime të mëdha, plot 77 milion lekë në muaj.
Sipas porosive që i dha shefi të dielën, ministrat dhe zv.ministrat duhet të ruhen nga korrupsioni, të cilin Edi Rama e shpalli armik të qeverisë. Pavarësisht shifrave që dalin nga rrogat e 48 anëtarëve të qeverisë, vështirë të besosh se ndonjë prej tyre do të katandiset duke pritur rrogën në fund të muajit.

PAGAT BRUTO PER NJE MUAJ
Paga e kryeministrit                                         228.730 lekë/muaj
Paga e zv.kryeministrit                                   187.610 lekë/muaj
Paga e ministrit                                                  174.760 (13 ministra = 2.271.880 lekë/muaj)
Paga e zv.ministrit                                            153.300 (33 zv.ministra = 5.059.890 lekë/muaj)
Totali                                                                      7.748.110 lekë/muaj

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne