Sa persona duhet të vdesin që dikush të hetojë kushtet e mjerueshme shërbimit të linjave ndërqytetase?

Një i moshuar vdes në një autobuz të linjës ndërqytetase. Përvec njoftimit, a do të hetojë vallë policia nëse ishin kushtet e niveleve të ulta që autobuzat ofrojnë shërbimin e tyre për udhëtarët: era e keqe , mungesa e kondicionerëve që edhe nëse janë nuk vihen në përdorim nga shoferët. të cilët ndonjëherë mbajnë derën hapur për të freskuar ajrin e udhëtarëve, mos respektimin e orarave të nisjes ku si udhëtar duhet të presësh në diell autobuzin e rradhës, apo nëse ke shkuar në stacion pasagjerët duhet të rrinë në autobuzin e fikur dhe me dritare që nuk hapen derisa të mbushet me një numër të konsiderueshëm pasagjerësh.

Kur dikush do të hetojë kushtet “vdekjeprurëse” të këtij pasagjeri fatkeq të linjës ndërqytetase? Një 61-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në autobusin e linjës Kavajë-Durrës. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 5:00, ndërsa gjatë rrugës është ndjerë keq dhe gjendja e tij shëndetësore ka vijuar të përkeqësohet edhe më shumë derisa ai ka ndërruar jetë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me dt 19 ora 05.00 ka gjetur vdekjen në autobusin e linjës Kavajë -Durrës 61 vjeçari P.Xh banues në qytetin e Durrësit. Nga ekspertiza mjekësore rezultoi vdekje nga një atak kardiak.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne