Sa rrezikon të dënohet Kastriot Myftaraj për thirrjen kundër Romana Vlahutin

Kastriot Myftaraj u arrestua mbrëmë nga Komisariati Nr 1 i policisë së Tiranës pas një shkrimi të bërë në faqen e tij në Facebook.

Arsyeja e arrestimit është ky paragraf:

“Kështu që çdo shqiptar që do atdheun e vet mund ta vrasë Romanën dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist. Në këtë histori ka vetëm një terroriste që është K*rva e Pantovçakut, e cila e mbetur pa tutor punon për llogari të Beogradit.”

Myftaraj akuzohet për thirrje për veprime të dhunshme

Neni 223 në Kodin Penal parashikon se “Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress