Sa do të jetë kostoja për rindërtimin e Mosulit sipas OKB?

Një zyrtar i lartë i OKB ka thënë se për rindërtimin e qytetit Mosul në Irak nevojiten miliarda dollarë dhe mbi një vit kohë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Liz Gerand, koordinator i OKB për çështje humanitare në Irak, të enjten ka thënë se sipas një vlerësimi paraprak, shihet se për vendosjen e qetësisë dhe rindërtimin e rrjeteve të ujit, kanalizimeve, dritave, shkollave dhe spitaleve në Mosul, në veri të Irakut, nevojiten dyfishi i vlerësimeve paraprake. Gerand ka shtuar se vëllimi i dëmit në pjesën perëndimore të Mosulit është shumë më i madh se që pritej, ndërsa çlirimi pjesës lindore gjashtë muaj më parë kishte ndihmuar në fillimin e konsolidimit të kësaj pjese, por rindërtimi i pjesës perëndimor të qytetit Mosul do të marrë më shumë se një vit kohë dhe ka nevojë të shpenzohen miliarda dollarë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne