Saad Harri kthehet në Liban

Saad harari i cili 18 ditë më parë ka dhënë dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit në kohën kur ishte për vizitë në Arabinë saudite, më në fund është kthyer në Liban.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia IRNA e lajmeve sipas të cilës Saad Hariri me avionin e tij personal pas vizitës në Kajro është kthyer në Bejrut. Ai përpara kthimit në Liban është takuar me Abdul’fetah Sisi, president i Egjiptit. Ai më herët kishte deklaruar se do të merrte pjesë në ceremoninë e pavarësisë së Libanit që organizohet sot./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne